Një video deepfake e Mark Zuckerberg u ngarkua në Instagram në fillim të kësaj jave duke nxitur spekulime sesi kompania do të reagojë ndaj kësaj shpifjeje ndaj themeluesit dhe CEO të saj.

Por sipas një zëdhënësi të Facebook, rrjeti social nuk do të fshijë videon dhe do të aplikojë të njëjtën politikë si me video virale të manipuluar të Nancy Pelosi pak javë më parë.

“Do ta trajtojmë këtë përmbajtje si çdo keqinformim tjetër në Instagram,” tha kompania. Nëse kontrolluesit e fakteve të palëve të treta e etiketojnë si të rremë, ne do ta filtrojmë nga hapësira Explore dhe ajo e hashtageve.

Por videoja deepfake e Zuckerberg nuk është aspak bindëse. Zëri është i ngatërruar dhe ngjan më shumë me një robot sesa një njeri normal. Klipi origjinal i përket një videoja 7 minutëshe kur Zuckerberg adresoi interefencën Ruse të 2017-ës në zgjedhjet Amerikane.

Në videon deepfake, ai u kërkon përdoruesve të imagjinojnë për një sekondë faktin se të dhënat e miliarda njerëzve janë në duart e një personi të vetëm, sekretet e tyre, jetët e tyre dhe të ardhmen e tyre.

Muajin e kaluar Facebook vendosi të lejonte videon e rreme të zyrtares Amerikane Nancy Pelosi ku shfaqej e dehur në platformë. Rrjeti social u kritikuar ndërsa Facebook shtoi disa sqarime duke i drejtuar përdoruesit tek burime që e hidhnin poshtë duke mos hequr vetë klipin.  

LEXO EDHE:  Hakimi i Facebook, rrjeti social rrezikon të gjobitet me 1.6 miliardë dollarë nga Bashkimi Evropian