Në Banjë të Zveçanit një person i komunitetit serb ka njoftuar se i është thyer nga persona të panjohur parafangoja e autobusit.

“Ankuesi mashkull K/Serb, ka njoftuar se i është thyer  nga persona të panjohur parafango e autobusit për udhëtar e ndërmarrjes “Kolashin Prevoz” me tabela vendore”.

“ Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”, shkruan Policia e Kosovës.