Zvicra dhe Danimarka janë ndarë baras 3:3 në ndeshjen e parë kualifikuese të Grupit D për Euro 2020.

Helvetikët e kanë lëshuar fitoren nga duart megjithë avantazhin 3:0 që kishin, njofton Klan Kosova.

Remo Freuller, Granit Xhaka dhe Breel Embolo shënuan për zviceranët, kurse për danezët në gjashtë minutat e fundit realizuan Mathias Joergensen, Christian Gytkjaer dhe Henrik Dalsgaard.

Të premtën e kaluar pikërisht me Danimarkën ka qenë Kosova që ka barazuar 2:2 në stadiumin “Fadil Vokrri”, veçse kjo ndeshje e zhvilluar në Prishtinë ka qenë miqësore.