Brazili llogaritet njëri prej pretendentëve më seriozë që mund ta fitojë Kupën e Botës.

Por është Zvicra që ka nxjerr një pikë në ndeshjen e parë në Grupin E, në Rusia 2018, pikërisht kundër brazilianëve, njofton Klan Kosova.

Kjo ndeshje e zhvilluar në Rostov Arena, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.

Për brazilianët golin e ka shënuar Philipe Coutinho në minutën e 20-të, kurse për Zvicrën në përmërje me katër shqiptarë, pas një harkimi të Xherdan Shaqirit arrit të shënojë Steven Zuber.

Pas rrethit të parë të ndeshjeve në Grupin E, Serbia prinë me 3 pikë, dhe pasojnë Zvicra dhe Brazili me nga një, Kurse Costa Rica ka mbetur duarthatë nga kjo xhiro.