Shitja e biletave për Kampionatin Botëror “Rusi 2018” fillon më 14 shtator.

Kombëtaret si Rusia (nikoqiri), Brazili, Irani, Japonia, Meksika, Belgjika, Republika e Koresë dhe Arabia Saudite janë të vetmet që deri më tani kanë siguruar kualifikimin për në Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi vitin e ardhshëm.

Shtëpia më e madhe e futbollit “FIFA” ka dhënë lajmin se biletat për këtë kompeticion do të dalin në shitje më 14 shtator.

Çmimet e biletave do të kushtojnë nga 50 euro deri në 500 euro. Por, ato do të kenë rritje të madha nga ndeshja e parë deri në finalen e madhe, kjo e fundit do t’i ketë cmimet nga 110 euro deri në 1000 euro.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here