Marcelo ka konfirmuar të ardhmen e tij në Real Madrid.

Real Madrid ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes për vazhdimin e kontratës me mbrojtësin Marcelo.

Ylli brazilian ishte i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2020, kurse tani ka konfirmuar të ardhmen e tij në Real Madrid deri më 2022.

Të enjten në ora 14:00, Marcelo do të paraqitet në konferencë për media për ta zyrtarizuar nënshkrimin e kontratës së re në Santiago Bernabeu.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here