Lidhur me pjesëmarrjen në takimin sontëm mes VV e LDK, është deklaruar Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

Ai ka thënë për Klan Kosovën se nuk ka pasur asnjë këshillë për kreun e VV-së, Albin Kurtin e Isa Mustafën, pasi sipas tij nuk ka shkuar në këtë takim me qëllimin për ta formuar Qeverinë, njofton Klan Kosova.

Pas përfundimit të këtij takimi, të tre diplomatët ndërkombëtarë, ambasadori britanik, Nicholas Abbott, ai gjerman Christian Heldt si dhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, kanë dalur bashkë jashtë Kuvendit të Kosovës.

Deklaratë të njëjtë për Klan Kosovën dha edhe ambasadori gjerman Christian Heldt, i cili u shpreh se nuk pati asnjë këshillë për Albin Kurtin rreth bërjes së Qeverisë së re.