West Bromwich Albion ka ndarë rrugët me trajnerin, Alan Pardew, pas tetë humbjeve radhazi, njofton Klan Kosova.

56 vjeçari ishte emëruar trajner me 29 nëntor, pasi Albionwt larguan Tony Pulis, i cili kishte 10 ndeshje në Premier Ligë pa fitore.

Pardew arriti të jetë trajner tek WBA për vetëm 124 ditë, por kjo nuk është koha më e shkurtër që një trajner ka qëndruar në një klub në Premier Ligë.

Ja cilët janë në këtë top-pesëshe të zezë;

 

5 Terry Connor | Wolves | 91 ditë

Terry Connor erdhi tek Wolves në shkurt të 2012 duke pasuar kështu Mick McCarthy, por “regjimi” i tij ishte kadastrofik pasi nuk arriti ta fitojë asnjë ndeshje dhe kështu u largua shumë shpejt.

Image result for Terry Connor

 

4 Bob Bradley | Swansea City | 84 ditë

Ai është amerikani i parë që mori nën udhëheqje një klub të Premier Ligës, por Bob Bradley nuk arriti të qëndrojë gjatë. Ai ishte vetëm 11 ndeshje pjesë e klubit.

Image result for Bob Bradley

 

3 Frank de Boer | Crystal Palace | 77 ditë

Frank de Boer mban rekordin për trajnerin me më së paku ndeshje për një klub në Premier Ligë; katër humbje dhe asnjë gol të shënuar.

Palace e larguan menjëherë holandezin dhe e zëvendësuan atë me anglezin Roy Hodgson.

Image result for Frank de Boer

 

2 Rene Meulensteen | Fulham | 75 ditë

Ish-trajneri i Manchester United, Rene Meulensteen, e gjeti vetën në shportën e trajnerëve të shkarkuar pasi e largoi Fulham-i.

Ai u zëvendësua vetëm pas 75 ditëve nga Felix Magath – për ironi me 14 shkurt.

Image result for Rene Meulensteen

 

1 Les Reed | Charlton Athletic | 40 ditë

Njeriu që e mban rekordin për më së paku ditë të kaluara si menaxher i një klubi në Premier Ligë është Les Reed.

Ai qëndroi në Charlton Athletic vetëm 40 ditë në vitin 2006, njofton Klan Kosova.

Është interesante se atë botë, Les Reed, ishte zëvendësuar nga i shkarkuari i sotëm Alan Pardew.

Image result for Les Reed