Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes çerekfinale ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Ky takim mes këtyre dy klubeve vjen afër një vit pasi që mbretërit e kishin demoluar Zonjën e Vjetër në finale me rezultat 4:1.

“Në Kardiff, kishim një problem mendor”, zbuloi Alegri.

“Pas pushimit, nuk dinim se si të luanim për 15 minuta, dhe ishte fatale për ne”.

“Duhet që të jemi të zgjuar, gjë që nuk e bëmë në finale”.

“Ata janë ekip me teknikë, shpejtësi dhe precizitet dhe me këto duhet të luajmë ne”.