Londinezët janë afër blerjes së dy futbollistëve, por për njërin prej tyre duhet ta presin përfundimin e Kampionatit Botëror Rusia 2018

Arsenal është afër kompletimit të transferimit të Bernd Leno nga Bayer Leverkusen për 22 milionë euro, raportojnë mediat britanike.

Gjermani 26-vjeçar pritet t’u japë fund problemeve të Arsenal me portierë, që është i hapur për shitjen e Petr Cech dhe David Ospina.

Topçinjtë po ashtu janë duke u munduar ta blejnë edhe mesfushorin e Sampdoria, Lucas Toerreira, sapo të marrë fund Kupa e Botës.