Përfaqësueset e Kosovës dhe Serbisë në hendboll nuk do të përballen më mes vete, si dhe as ekipet e të dyja vendeve.

Sipas zëvendëspresidentit të Federatës së Hendbollit të Serbisë, Dragan Skërbiq, ata kanë arrit marrëveshje me Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit që herëve të tjera të jetë një short paraprak gjysmë të dirigjuar, që të shmangen përballjet Kosovë – Serbi, shkruan Kontaktplus, përcjell Klan Kosova.

“Federata e Hendbollit të Serbia ka arrit nj marrëveshje me EHF-në që më mos të ndodhë ekipi kombëtar, apo ndonjë ekip tjetër i Serbisë të luajë kundër Kosovës, apo ndonjë ekipi prej atje”.

“Është vendosur që në situata të tilla të ketë një short gjysmë të dirigjuar”, ka thënë ai.

Javën e kaluar Serbia vendosi që të mos paraqitje në ndeshjen kundër Kosovës, për çka u diskualifikua nga EHF.