Kronika në vazhdim ka për personazh një grua nga Gjakova, e cila tash e 21 vjet jeton në Norvegji.

Në vendin ku vepron, Yllka Neziri ka arritur që të bëhet deputete e Asamblesë së Stande-fjordit.

Madje e ka fituar edhe mandatin e dytë.

Ajo këto ditë po qëndron në vendlindje derisa me vete ka marrë edhe një bashkë-partiak norvegjez.

Kronikë e përgatitur nga gazetarja Arbreshë Uka.