Babai i Gonzalo Higuain, Jorge, ka fajësuar presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, për largimin e argjentinasit nga mbretërit më 2013.

“Më lëndoi mënyra si u largua nga Madridi”, tha Jorge Higuain për “El Larguero” të Cadena SER.

“Është diçka që presidenti e bëri atëbotë. Atij [Perezi] me gjasë nuk i pëlqente”.

“Mendoj që kanë mundur të bëjnë më shumë gjëra me Karim Benzema-n, Cristiano Ronaldon dhe Gonzalon bashkë”.