Skuadra e Barcelonës e ka vëmendjen tek sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata.

Skuadra katalunase tani ka nevojë për një sulmues të ri, pasi që futbollisti Luis Suarez, është duke u ballafaquar me problemet që ka me gjurin e tij, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa edhe sulmuesi Morata, është duke kërkuar një mënyrë për t’u larguar nga Chelsea pasi që ai nuk ka mundur ta gjejë veten në këtë skuadër.