Skuadra Inter Milan është e interesuar që t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit danez, Christian Eriksen.

Sipas Sky Sports, futbollisti 27 vjeçar është pranë kalimit në Inter pasi që gjatë këtij muaji ai ka kontaktuar edhe me kryetarin e klubit Tottenham për ta bindur atë që ta lejojë të shkojë në San Siro, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo tani edhe skuadra katalunase është e interesuar në shërbimet e mesfushorit danez, kjo për shkak se ajo ka pyetur për disponueshmërinë e futbollistit në fjalë.