Real Madridi sonte ballafaqohet me Juventusin në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Ndërkaq, legjenda e Juventusit, Mauro Camoranesi, ka thënë se po të ishte trajner i Zonjës së Vjetër, ai do të preferonte që Isco të mos luante për mbretërit.

“Po të isha trajner i Juventusit, do të preferoja që Isco të mos luajë, por secili nga ta është lojtar i madh, është problem”, shpjegoi Camoranesi.

“Nuk mund të fokusoheni vetëm në Cristiano Ronaldon, qartazi ai është figurë emblematike për atë që përfaqëson, por nuk mund të relaksoheni me Sergio Ramosin në mes, dhe shumë lojtarë që mund të shënojnë nga distanca”.