Mesfushori i Manchester City, Kevin De Bruyne mund të kthehet nag lëndimi në ndeshjen e së dielës ndaj Liverpool .

Ai i është bashkuar stërvitjeve me ekipin të premten pas pauzës dy mujore si pasojë e një lëndimi në gju, kurse Pep Guardiola ka lënë të hapur mundësinë e aktivizimit të De Bruyne të dielën.

“ Do ta shohim të dielën”, ishte përgjigja e spanjollit.

Për këtë xhiro në dyshim është edhe Ilkay Gundogan i cili në ndeshjen ndaj Hoffenheim u pa duke çaluar.