Festivali i famshëm muzikor, Glastonbury, do të rikthehet edhe këtë qershor

Organizatorët e këtij festivali tashmë e kanë publikuar listën me artistët që do të performojnë, ku në mesin e tyre vërehet një laramani zhanresh.

Performuesit kryesorë sivjet do të jenë yje si Stormzy, The Cure dhe The Killers.

Mirëpo gjithashtu do të ketë edhe befasi, si këngëtarja e famshme amerikane, Miley Cyrus, si dhe ylli britanik, Liam Gallagher.