Pavarësisht se e humbi fëmijën e saj vetëm tri orë pas lindjes, një nënë nga Wisconsin mori vendimin bamirës që megjithatë ta pompojë qumështin e gjirit të saj dhe ta dhurojë për nënat tjera dhe bebet në nevojë.

Sierra Strangfeld nga Nellisville ka thënë se ajo pompoi për 63 ditë menjëherë pasi djali i saj, Samuel, i cili ishte diagnostikuar me Trisomia 18, vdiq.

“Nuk munda ta shpëtoj jetën e Samuel, por ndoshta  mund ta shpëtoj jetën e ndonjë bebeje të dikujt tjetër”, shkroi ajo në Facebook.

Gruaja në fjalë ishte në gjysmë të rrugës së shtatzënisë së saj me fëmijën e dytë kur mjekët zbuluan diagnozën e rrallë.

Trisomia 18, e njohur edhe si sindromi Edwards, ndodh kur një kromozom shtesë 18 zhvillohet gjatë ndarjes së qelizave. Kjo ndodh një herë në 2.500 shtatzëni dhe shpesh prek bebet gjatë tremujorit të dytë ose tretë të shtatzënisë.

Kur mjekët e kuptuan që bebja e saj nuk do të mbijetonte më gjatë në mitër, ajo bëri operacion cezarian emergjent.

“Duart e tij ishin të shtrënguara, këmbët i kishte të mbyllura, ishte i vogël, por ishte kaq i përsosur. Ai luftoi aq shumë për të na takuar”, tha Sierra.

E frymëzuar nga vajza e saj e madhe, e cila ishe ushqyer me qumësht donatorësh të dhënë nga kunata e saj, Strangfeld tha që dëshironte të vazhdonte traditën në kujtim të Samuelit. Kështu që ajo pompoi gjinjtë e saj deri në datën e parashikuar për shkak të humbjes së tij disa javë më parë.

“Kishte raste kur isha e hidhëruar për atë se pse duhet të kisha qumësht kur nuk e kisha beben time për ta ushqyer? Pse isha zgjuar në mes të natës për këtë? Pjesa tjetër e imja ndjente se ishte e vetmja gjë që më lidhte me Samuelin”, shkroi ajo në Facebook.