Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, ka insistuar se lojtarët e tij e kanë merituar të shkojnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Për Romën të jetë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të thotë që kemi treguar diçka”, ka thënë Di Francesco në konferencën për shtyp për media.

“Besoj që Barcelona ka mentalitet të madh dhe Roma duhet ta ketë po ashtu”.

“Duhet të jemi shumë të fokusuar kundër një skuadre me këtë cilësi”.

“Duhet t’i japim Barcelonës pak shanse”.

“Duam të jemi garues, dhe jemi garues, prandaj kemi arritur deri këtu”, tha mes tjerash ai.