Dy anëtarë të jashtëm të komitetit për Çmimin Nobel për Letërsi janë larguan të hënën nga ky komitet pasi kritikuan Akademinë Suedeze të goditur nga skandali.

Akademia 233-vjeçare u detyrua të prezantojë disa masa të reja pas një skandal seksi ku përfshihej burri i një ish-anëtareje  u përshkallëzua gjë që bëri që të shtynte ndarjen e çmimit për vitin 2018.

Anëtarët e jashtëm u shtuan për të ndihmuar komitetin Nobel në zgjedhjen e kandidatëve për çmime  gjatë votimit.

Autori Kristoffer Leandoer tha që po largohej sepse ai nuk kishte “as durim dhe as kohë” për të pritur që komiteti të përfundojë reformat e tij.

“Akademia dhe unë kemi një këndvështrim tjetër me kohën, një vit është shumë i gjatë në jetën time dhe shumë i shkurtër në jetën e Akademisë,” shkroi ai në një artikull në Svenska Dagbladet.

Leandoer tha se vendimi i tij nuk ishte i lidhur me atë për dhënien e çmimit 2019 për shkrimtarin e diskutueshëm austriak Peter Handke, për të cilin Akademia ka marrë kritika si brenda dhe jashtë vendit.

Por Gun-Britt Sundstrom tha në një deklaratë të botuar në Dagens Nyheter se zgjedhja e Handkes ishte interpretuar sikur letërsia të qëndronte mbi politikë dhe ajo nuk e ndante këtë pikëpamje, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.

Handke është kritikuar shumë për portretizimin e Serbisë si viktimë gjatë luftërave në Ballkan dhe për pjesëmarrjen në varrimin e ish-presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviq.

Akademia konfirmoi që Leandoer dhe Sundstrom ishin larguar nga komiteti Nobel, i cili deri sot ishte i përbërë nga katër anëtarë të Akademisë Suedeze dhe pesë anëtarë të jashtëm.

“Ne jemi mirënjohës për përpjekjen e rëndësishme që ata bënë gjatë vitit dhe tani po rishikojmë se si do të organizohet puna e Komitetit Nobel për Çmimin Nobel 2020 në letërsi,” tha Mats Malm, Sekretari i Përhershëm i Akademisë Suedeze, transmeton Klan Kosova.