Artisti bashkëkohor, Grayson Perry, i njohur për veshjen e tij karakteristike, vazot artistike dhe skulpturat e ngarkuara, ka hapur ekspozitën e tij personale në Paris të Francës,

Ai inspirohet nga kujtimet e fëmijërisë mbi rolin e burrit dhe të gruas për të krijuar artin e tij.

Perry nëpërmjet artit i prek klasat shoqërore të Anglisë. Veçanërisht ai e trajton snobizmin intelektual që dikur tallej me klasat e mesme dhe aristokrate të shoqërisë.

“Kur unë fitova çmimin ‘Turner’ në vitin 2003, gjëja e parë që gazetari më pyeti ishte: A jeni një artist serioz apo jeni një karakter i dashur? Dhe ishte interesante që ata kishin një ndarje midis këtyre dy gjërave, sepse unë mendoj se nuk jam artisti i parë në botë që dukem qesharak. Kjo është interesante dhe sa herë që dikush më bën një pyetje fyese, të pavetëdijshme si kjo, unë gjithmonë përfshihem në të. Kështu unë kam menduar, MIRË unë do t’i lë ata që vetë ta gjykojnë këtë gjë. Unë jam artist serioz dhe karakter i dashur, dhe ata duhet të merren me këtë çështje e jo unë”, ka thënë Perry.

Nëpërmjet artit të tij, Perry sfidon perceptimet e maskulinitetit tradicional, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Gjatë fëmijërisë së tij të trazuar, ai e ka hasur në mungesë të modelit mashkullor dhe tani ai është duke eksperimentuar që ta gjejë një model të mashkullit më fleksibil.

Perry thotë se në shoqërinë britanike ekziston një “mentalitet midis atyre dhe neve” dhe ai thotë se ky mentalitet u ringjall gjatë fushatës Brexit.

Ekspozita e tij u hap më 19 tetor të këtij viti në galerinë e arteve “Monnaie De Paris” dhe artdashësit do të mund t’i vizitojnë veprat e tij deri më 3 shkurt të vitit të ardhshëm.