Filma dhe video të artistëve italianë, nga vitet e 60 ta e deri në ditët e sotme, do të shfaqen në kryeqytet.

Për publikun kosovarë, prezantimi i tyre filloi të bëhet nga sot në fakultetin e arteve në Prishtinë.

Të interesuarit, në këtë sallë do të mund të shohin për tri ditë një retrospektivë që ofron rreth 50 krijues filmash që mbulojnë gjashtë dekada kinema.