Ajo vishet me rroba të shtrenjta nga marka të mëdha si Proenza Shcouler, Coach dhe Belenciaga.

Fotot e saj pëlqehen shumë dhe ka mbi 1 milion ndjekës.

Mirëpo yllin e Instagramit e dallon diçka prej përdoruesve të tjerë, pasi ”Lil Miquela” është robot, njofton Klan Kosova.

Që nga fotografia e parë e publikuar më 2016, për modelen 19 vjeçare nga Doëney i Kalifornias nuk është dyshuar asnjëherë se nuk është njeri. Ajo ka flokë dhe sy të kaftë, dhe ka pika nëpër faqe.

Në prill të këtij viti, në një foto që e publikoi, Miquel tregoi se nuk është një qenie njerëzore, shkruan CNN, përcjell Klan Kosova.

”Nuk jam njeri. Unë jam robot”, ishte shkruar në foton e saj.

”Lil Miquela” është një imazh i krijuar kompjuterik nga një kompani në Los Angeles e quajtur Brud.

Kjo kompani është e specializuar për robotikë dhe inteligjencë artificiale.

Roboti Miquela është pjesë e një grupi të ”ndikuesve virtualë të rrejshëm” nëpër rrjetet sociale.

Përveç saj, kompania ka krijuar edhe një robot mashkull, Blawkon.