Roma do të ndeshet nesër në Camp Nou me Barcelonën në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Duke folur para këtij takimi, argjentinasi zbuloi që ai po e shijon këtë sfidë.

“Nuk duam që të flasim për gjasa, mendoj që është një ballafaqim shumë i mirë, vijmë me përulësi dhe respekt por po ashtu me shpresë, ambicie dhe qëllim që të bëjmë gjëra të mëdha”, insistoi ai.

“Nuk kemi nevoje që të shikojmë se çfarë kemi bërë, por që të shikojmë përpara dhe të provojmë për më shumë”.