Filmi “Gardhi” me regji të Lendita Zeqiraj ka korrur suksese të shumta në festivale të ndryshme, njofton Klan Kosova.

Gardhi triumfoi në festivalin Hamptons Film ku kishte fituar kështu të drejtën e garimit për OSCAR, pos kësaj ajo u shpërblye edhe në Palm Springs dhe në Doku Fest.

Kështu këtë film tani mund ta shikoni falas në Vimeo.

Në këtë film luajnë: Arti Lokaj, Ilire Vinca, Adriana Matoshi, Rozafa Celaj, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula, Timur Urqan, Norik Xhemajli dhe qenushja Nina

‘Gardhi’ është bashkëprodhim i shtëpisë filmike kosovare N’art, Sacrebleu Productions nga Franca dhe Ëoof Films nga Kroacia, dhe është përkrahur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Cinema Fondacioni – Region Ile De France, dhe me mbështetje nga Komuna e Prishtinës.

Filmi ”Gardhi” i sjell edhe një çmim tjetër regjisores Lindita Zeqiri (VIDEO)