0:02, 8 Maj 2020

Drejtoresha e agjencisë së turizmit në Shqipëri, Kornelia Ferizaj, deklaroi se shteti i saj ka nisur t’i marr të gjitha masat e nevojshme për turizmin e kësaj vere, duke vendosur rregulla të reja si për turistët ashtu edhe për hotelet.

“Duke shpresuar që hapja graduale të shkojë pozitivisht, e cila planifikon te nis në fund të majit dhe fillim të qershorit, sigurisht që ju jeni të mirëpritur duke pasur parasysh edhe faktin që Kosovarët përbëjnë  rreth 35 përqind të turistëve në Shqipëri”.

“Këtë vit do të dallojë turzimi sepse nga koronavirusi të gjitha hotelet, baret e restorantet do të jenë të detyruar të ndjekin një protokoll masash, me elemente sigurie shtesë që janë të domosdoshme sepse në radhë të parë është siguria e shqiptarëve. Sigurisht do të jetë ndryshe ky vit”.

“Protokolli përmban disa masa. Edhe gjatë larjes në det turistët do të detyrohen të mbajnë distancë prej tre metrash, përveç nënave me fëmijët. Në shazllone distanca prej 3.5 metrash, në bare e restorante në tavolina të mos ketë më shume se katër persona për 10 metra katrorë, etj”.

“Nga pronarët e hoteleve dhe shtëpive kemi një siguri që këtë vit çmimet nuk do të rriten, sepse oferta do të jetë më e ulët dhe ata do të duan ta mbajnë tregun”.

“Turistët i këshillojmë që këtë vit të shikojnë një certifikate në çdo hotel që do të jetë në formë jeshile, e cila tregon se objekti është i certifikuar nga institucionet përgjegjëse për respektimin e këtyre standardeve, ku e para ka të bëjë me pastërtinë”, u shpreh ajo në emision Speciale në Klan Kosova.