Real Madrid dhe Atletico Madrid do të luftojnë për transferimin e mbrojtësit të krahut, Marcos Alonso, pohon AS.

Klubet madrilene besojnë se mund ta sjellin futbollistin e Chelsea-s për një shumë prej rreth 30 milionë eurosh.

Alonso ka dy vjet që është në “Stamford Bridge”, duke iu ndihmuar ta fitojnë Premier Ligën dhe FA Cup.