Një 29 vjecar ka humbur jetën në fshatin Seqishtë të Hanit të Elezit mbrëmë rreth orës 23:40.

“Sipas raporteve të para,rasti ka ndodhur kur ngasësi i automjetit transportues me targa vendore S.K. ( m/sh/k 29 vjeçar ), duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi timonin duke dalur nga rruga, ku me këtë rast pëson lëdime të rënda”, thuhet në njoftimin e Policisë së Rajonit të Ferizajt, transmeton Klan Kosova.

“Në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë dhe
me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML Prishtinë”.

Më tutje me rastin janë tukë u marë hetuesit e Njësisë së Trafikut bashkë me Prokurorin e Shtetit.