Hungaria ka vendosur që të mos merr pjesë në Eurovisionin e vitit 2020 për shkak të marrëdhënies së ngushtë të festivalit me popullsinë LGBT, shkruan Guardian, duke cituar një burim brenda shërbimit publik të drejtuar nga shteti.

Megjithëse arsyet zyrtare të heqjes dorë nga festivali nuk janë bërë të ditur, vendimi u mor për shkak të rritjes së retorikës homobobike në Hungari, ku kryeministri Viktor Orban filloi një politikë “Familja mbi të gjitha” që synon të ndihmojë familjet tradicionale dhe ngritjen e natalitetit”.

Më parë, presidenti i parlamentit hungarez krahasoi birësimin e fëmijëve nga çiftet të së njëjtës gjini me pedofili, ndërkaq në televizionin proqeveritar e quajtën Eurovizionin “Flotë homoseksuale”.

Një burim në shërbimin publik hungarez MTVA ka thënë për Guardian që edhe pse asnjë arsye nuk është dhënë nga brenda për tërheqje nga konkursi, supozimi mes të punësuarve ka qenë arsyeja ishte lidhja e Eurovisionit  me kulturën e LGBTK.

“Unë nuk u befasova. Kjo vjen nga nga kultura organizative e MTVA”, tha burimi.

Shërbimet publike në Hungari janë ë lidhura ngushtë me qeverinë dhe kanë luajtur rol kryesor në përhapjen e mesazheve të tyre në lidhje me emigrantët dhe tema të tjera.

Më parë, faqja hungareze indek.hu citoi burime pa emër në mediat publike duke spekuluar se arsyeja e tërheqjes ishe ndoshta sepse Eurovisioni u vlerësua si “shumë homoseksual”.