Napoli ia ka dalë të marrë një fitore tepër të vlefshme në shtëpi ndaj një rivali si Liverpool, edhe pse vuajti shumë për të shënuar golin, i cili erdhi në minutën e 90-të me anë të Insigne.

Napoli e ka merituar tërësisht fitoren mbrëmjen e së mërkurës në ndeshjen e luajtur në San Paolo.

Skuadra e Jurgen Klopp arriti të menaxhojë mjaft mirë situatën deri në minutat e fundit, por Insigne nuk ka falur duke i dhënë skuadrës së tij 3 pikë me mjaft vlera, shkruan Top Channel.

Por teksa në fushë nuk është evidentuar asnjë problem, jashtë saj përplasjet mes tifozëve kanë çuar në spital disa anglezë, e në dhomat e qelisë disa të rinj napolitanë.

Policia ka bërë me dije se ka identifikuar 28 të rinj që kanë sulmuar para ndeshjes pa asnjë motiv tifozët e ardhur nga Anglia.