Inva Mula, sopranoja me famë botërore si gjithë shqiptarët është prekur shumë nga ngjarja e rëndë e 26 Nëntorit ku dhjetra njerëz kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Ajo ka postuar në rrjetin e saj social “Instagram” një foto ku njofton të gjithë se do organizohet një koncert në Durrës në 7 Dhjetor. Qëllimi i këtij koncerti është grumbullimi i parave për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmetet e fundit në Shqipëri.

Mula i ka bërë thirrje të gjithë artistave shqiptarë të bëhen pjesë e ketij koncerti për tu solidarizuar me njërëzit e prekur nga tërmeti.

“Të gjithë artistët në koncertin Maratonë. Edhe unë. 7 dhjetor në Teatrin e Durrësit”, ka shkruar sopranoja./oranews.tv/