Pushuesit duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e zhytjes në ujë të cekët dhe rreziqet që paraqesin parqet ujore, ka paralajmëruar një kirurg.

“Një moment i çmendurisë” mund të çojë në dëmtime të mëdha dhe paralizë, të cilat shpesh nuk mund të kthehen mbrapa, thotë Evan Davies, nga Spitali Universitar Southampton.

Kohët e fundit ai operoi mbi një pacient i cili kishte copëtuar shpinë duke u zhytur në shkëmbinj të fshehur në Kroaci.

Një tjetër burrë lëvizi rruzat në qafë në një rrëshqitje uji në Spanjë.

Një 23 vjeçare, humbi vetëdijen pasi goditi ujin duke u hedhur fuqishëm në Aqualandia në Benidorm në 8 korrik. Ai u plagos rëndë në incident dhe mund të ngelej i paralizuar.

Davies, një kirurg konsulent kurrizor, u bëri thirrje njerëzve që shkojnë me pushime të kujdesen për rreziqet e mundshme, sepse “jeta mund të ndryshojë në çast”.

“Mesazhi im do të ishte të kujtojmë se paralajmërimet shëndetësore nuk do të jenë të larta në axhendën e shumë atraksioneve dhe destinacioneve të pushimeve dhe, në shumë vende, rregulloret dhe monitorimi mund të ndryshojnë shumë” tha aiduke paralajmëruar për kujdes të shtuar.