Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë që Mohamed Salah e meriton 100% që të shpallet lojtari më i mirë i Premier Ligës.

“Si trajner i tij, mendoj që Mo do ta meritonte atë 100 përqind”, tha Klopp për ueb-faqen zyrtare të klubit.

“Do të thosha ‘hajde, dëshmoje duke luajtur në këtë nivel për pjesën e mbetur të stinorit”.

“Por nëse do të thoshja tani që Kevin De Bruyne nuk ka gjasa, do të gënjeja. Të dy lotjarët kanë pasur një stinor të jashtëzakonshem, duke shënuar gola dhe krijuar shanse – e që të gjithë do të dëshironi nta shihnin”.

“Jam i lumtur që nuk duhet ta marrë këtë vendim”.