Përhapja e koronavirusit ka ngjallur frikë dhe panik nëpër shumë vende të botës.

Edhe pse u mendua se Kosova do të mbetet e paprekur nga kjo pandemi, të premten (13.03.2020) u konfirmuan dy rastet e para; ndërsa sot (14.03.2020) u konfirmuar edhe rasti i tretë.

E gjithë kjo ka bërë që shumë qytetarë ta konsiderojnë edhe masën e vetizolimit në mënyrë që t’i shmangen këtij virusi vdekjeprurës. Për ta bërë këtë, natyrisht se atyre u nevojitet material ushqyes.

Klan Kosova e ka xhiruar një video ku mund të vërehet një kolonë e gjatë veturash që janë duke pritur për t’u furnizuar me miell në një fabrikë në Sllatinë.