“Marrëveshja është midis dy palëve, unë nuk mund të flas edhe në emër të palës tjetër”.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, pak para se të nis takimin me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, ka bërë një prononcim të shkurtër para gazetarëve.

I pyetur nga gazetarët se a do të arrihet sot marrëveshja midis VV-së dhe LDK-së për koalicionin e bashkëqeverisjes, Kurti ka thënë se uron dhe shpreson që sot të merren vesh me Mustafën për ndarjen e përgjegjësive në ekzekutiv.

“Sot do t’i vazhdojmë bisedimet për formimin e Qeverisë se re në të cilën unë si kryeministër i Republikës së Kosovës do t’i kem 12 ministri në kabinetin qeveritar”.

“Këto bisedime do t’i vazhdoj me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën. Deri më sot ne e kemi harmonizuar programin tonë qeverisës në tërësi. Uroj, besoj dhe shpresoj që sot – ashtu siç jemi marrë vesh për harmonizimin e programit – ashtu të merremi vesh edhe për ndarjen e përgjegjësive në ekzekutiv”.

“Marrëveshja është midis dy palëve, unë nuk mund të flas edhe në emër të palës tjetër”.