Një nga regjisorët më të njohur në Kinë ka fituar të gjitha çmimet më të mëdha të “Golden Horse” të këtij viti që u mbajt në kryeqytetin tajvanez, Taipei të shtunën, transmeton Klan Kosova.

Filmi i Zhang Yimou,  “Shadow” mori në shtëpi çmimet më të mira ndërsa Yimou u vlerësua me çmimin “Regjisori më i mirë”.

Zhang, krijuesi i klasikëve si “Sorghum Red” dhe “Raise the Red Lantern”, mori për herë të parë në karrierën e tij çmim në “Golden Horse”.

“Kam bërë filma për 40 vite dhe ky është mominimi im i parë për Golden Horse. Dua të falenderoj jurinë për dhënien e çmimit,”-tha ai gjatë ceremonisë.

“Shadow” e udhëhoqi garën me 12 nominime, përfshirë “Filmin më të mirë”, por humbi çmimin të “An Elephant Sitting Still” që e mori Hu Bo, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 29 vjeçare në Pekin.