Për analistin Fatos Lubonja, stina e re politike do të vazhdojë të lëvizë si inerci e muajve të parë të vitit.

Gjatë një interviste në studion e News24, Lubonja u duk se nuk pret ndonjë ndryshim të madh në sherret dhe përplasjet e zakonshme mes partive, megjithatë pikërisht këto sherre, tha ai, do të nxjerrin disa të vërteta për paratë e pista, historitë e drogës dhe konçensionet që nuk do të ndalen.

“Si do e doja dhe si e pres….do e doja pa sherre, por me dialog, me dëgjim dhe korrigjim të njëri tjetrit në të mirë të vendit, por do ndodhë me sherre konflikte e pa dialog me dy rrugë paralele që njëra anë argumenton në botën e vet dhe tjetra që kundërshton me botën e vet dhe shumica që e vuan këtë situatë ose ikën, ose nuk merren më.

Kemi një mazhorancë që është autiste, jeton në iluzionnin e vet të madhështisë së kryeministrit dhe të rilindasve dhe një opozitë që s’del dot prej saj gropës dhe e braktisur nga oligarkia që e ka mbështetur dhe të dy palët s’bëjnë dialog”, u shpreh analisti.

Cilat janë ato cësthje që do krijojnë këto sherre në politike me nisjen e sezonit të ri?

Lubonja: Ka shumë cështje, e gjithë mënyra e qeverisjes është problematike e do vijojnë historitë me koncesionet, që jepen paratë publike, tjetër historitë e drogave lidhjet e qeverisë me trafikantët që po pastrojnë paratë, ku besoj do dalin fakte se Shqipëria është e vogël. Në luftën politike besoj se do dalin edhe këto.

Vetingu si do e përplasë politikën?

Lubonja: Edhe kjo sipas meje të paktën tashmë, dështimi i dukshëm i reformës në drejtësi do jetë objekt i madh debati e sherri edhe duke u denoncuar pasojat e kësaj, Psh për teatrin, ligji duhet të shkojë në gjykatë kushtetuese, do vendoset me forcën e kartonit? Do ketë njerëz që do kërkojnë drejtësi e s’do gjejnë.

Prokuroria po jep shenja të qarta që është selektive, na premtuan se do hynte aktori që ka luajtur rolin e babales, sot e kësaj dite të gjithë e kanë harruar, e la vëllain e Xhafës të iki, por cfarë po bën për këtë?