Skuadra angleze, Manchester City, është duke u përpjekur që ta bindë mesfushorin Brahim Diaz, që ta refuzojë ofertën që i ka bërë Real Madridi.

Futbollisti 19 vjeçar tashmë i ka refuzuar ofertat e bëra nga Manchester City për të vazhduar kontratën që pritet të skadojë në fund të sezonit, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Sipas The Sun, skuadra angleze e ka edhe një shans të vetëm për ta inkurajuar Diazin të qëndrojë në klub, para se ai të transferohet në skuadrën spanjolle.