Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa pas fitores me rezultat 2-0 ndaj Trepçës 89′ ka deklaruar se  nuk është plotësisht i kënaqur me lojën e treguar nga lojtarët e tij.

Kjo pasi që sipas tij kundërshtarët kanë mundur shumë lehtë të barazojnë rezultatin, njofton Klan Kosova.

“Pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë e mirë,ekipi ishte shumë i zhdërvjellët,ndërsa në pjesën e dytë ramë paksa nga presioni i kundërshtarit duke pas ne gjithmonë topin në zotërim mund të barazonte ekipi i Trepçës, me dy goditje standarde me kokë, të pastërta për gol”, ka deklaruar Josa pas takimit.

Ai gjithashtu ka theksuar se rastet e djelmoshave të tij për gol është dashur të shfrytëzohen më mirë.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm në këto momente kur ekipi kundërshtarë humbet ekuilibrat, t’i dënojmë. Duhet të përmirësohemi në çdo aspekt në mënyrë që të jemi më efikas qoftë në sulm ashtu edhe në mbrojtje” ka shtuar tekniku i kryeqytetasve.