Ylli i Barcelonës, Lionel Messi po shqetësohet se Ivan Rakitiq do të largohet nga ky klub gjatë verës, pohon Don Balon.

Argjentinasi e ka paralajmëruar menaxhmentin e klubit pas spekulimeve mbi largimin e mundshëm të kroatit nga Camp Nou.

Ish-mesfushori i Sevillës raportohet se mund të kalojë te Juventusi, apo te ndonjë skuadër nga Premier Liga.