Trajneri i Sevillës, Vincenzo Montella, ka thënë se klubi i tij tashmë ka bërë histori, por tha se nuk janë ende të kënaqur.

Sevilla eliminoi në rundin e kaluar Manchester United-in, duke e prekur çerekfinalen për herë të parë në 60 vjet.

“Punojmë me besimin që mund të bëhemi më të mirë”, shpjegoi Montella në një konferencë për shtyp.

“Dua që ky ekip të rritet lojë pas loje”.

“Kemi bërë tashmë histori, por ende nuk jemi të kënaqur me këtë”.