Ekipet negociatore të Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian do të takohen më vonë në përpjekje për të arritur një marrëveshje para se të mbahet një samit i papërcaktuar kësaj jave.

Pas bisedimeve në Bruksel gjatë fundjavës, ambasadorëve të BE-së iu është thënë se Britania e Madhe duhet të bëjë koncesione në planin e saj pas Brexit lidhur me kufirin e Irlandës Veriore.

Negociatori kryesor i bllokut, Michel Barnier ka thënë se “një boshllëk i madh mbetet rreth marrëveshjeve doganore.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Victoria Atkins, ka thënë se beson që një marrëveshje mund të arrihet deri më 31 tetor.

Ajo për BBC është shprehur: “Në ditët e fundit kemi parë një ndryshim të madh në qasjen e BE-së dhe veçanërisht në Irlandë, për të cilën ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës dhe falënderues”.