Për shikuesit e kinemasë viti 2019 ka qenë viti i filmave muzikor.

Ende nuk ka ardhur shtatori dhe ne kemi pasur tashmë një mori filmash ku shfaqet fuqia e zërit të Sir Elton John, The Beatles, Motley Crue dhe Bruce Springsteen, si dhe histori filmike pë Liam Gallagher, Bob Dylan dhe Leonard Cohen.

Përderisa emrat si Judy Garland, Michael Hutchence, Suzi Quatro dhe George Michael pritet të shfaqen më vonë gjatë këtij viti, deri në Krishtlindje do të kemi parë mjaftueshëm këngëtarë në kinema për të mbushur një kalendar të tërë.

Muzika po përdoret ‘si personazh’

Truku i përdorimit të “marrëdhënies tonë unike me muzikën” nuk është saktësisht i ri – këtë më së miri e dijnë fansat e Martin Scorsese dhe Quentin Tarantino.

Por ajo është duke u shfaqur dhe punuar në mënyra gjithnjë e më krijuese, në filmat si Guardians of the Galaxy (Awesome Mixtape i Peter Quill) dhe shfaqjet televizive si Stranger Things (këngët e stilit retro të 80’ve) dhe Killing Eve.

Muzika është kaq integrale për Peaky Blinders, sa që ata kanë organizuar festivalin e tyre.

Muzika është ngacmim i nostalgjisë

Aah nostalgjia? Nuk është ashtu siç ishte …

Sipas arkivave në Spotify ne bëjmë lidhjet më të qëndrueshme emocionale me këngët që i shijojmë në vitet e adoleshencës sonë të vonë.

Prandaj, faktori që na bën të ndjehemi mirë duke dëgjuar këngët e vjetra që i duam, në filma si Rocketman, Yesterday dhe Bohemian Rapsody, na ndihmojnë ta kthejmë kohën prapa për disa çaste.

Në ditët e sotme, këto këngë, së bashku me ato nga A Star is Born dhe Mamma Mia, janë të gjitha lehtësisht të disponueshme në internet, që do të thotë se tani ka një audiencë të gatshme për filma muzikorë.

“Tendenca drejt filmave të drejtuar nga muzika mund të konsiderohet pjesë e një prirje më të gjerë të nostalgjisë dhe ne e dimë nga hulumtimi ynë që muzika është nxitësi numër një për nostalgji. Të jesh në gjendje të marrësh atë përmes ekranit të madh ka një tërheqje të madhe për krijuesit, kineastët, artistët dhe fansat ashtu” thotë drejtuesja i muzikës së Spotify për Britaninë e Madhe dhe Irlandën, Sulinna Ong.

Që nga mega suksesi i Bohemian Rhapsody që fitoi Oscar preferencat e këngëve të Queen u rritën me 33% dhe 70% e atyre dëgjuesve ishin nën 35 vjeç.

“Queen është më e popullarizuar se kurrë, jo vetëm në mesin e gjneratave më të vjetra por edhe tek të rinjtë”, shton Ong.

Njerëzit duan të ‘ikin’ kur kohët janë të pasigurta

Sipas BFI, filmi muzikor shijoi dy periudha të arta të hershme: Së pari në vitet e 30’ta, me prodhime amerikane si 42nd Street,në periudhën e Depresionit të Madh dhe pastaj përsëri me filmat si Singing In The Rain – gjatë dhe menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.

Robin Baker, i cili ka kuruar festimin e tyre të ardhshëm të The Great Show on Screen, beson se nuk është rastësi që prirje të ngjashme po shfaqen në kinema përsëri.

“Të dyja herët jemi duke u marrë me shoqërinë nën stres, duke dashur të shpëtojë nga problemet e tyre të përditshme”, thotë Baker, i cili tregon suksesin e La La Land dhe The Greatest Showman si shërim në valën e re.

Ai shtoi gjithashtu se mjuzikëlli dhe filmat muzikorë na lejojnë të mblidhemi dhe të përballemi me të vërtetat e ashpra, përmes një prizmi fantastik.