22:59, 10 Maj 2020

Janë konfirmuar edhe 14 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Gjilanit nëntë raste:

Sipas vendbanimit: Tetë raste Gjilan dhe një rast Livoç i epërm.

Komuna e Prizrenit 2 raste sipas vendbanimit: dy raste Prizren.

Një rast vendbanimet: Pejë, Studime e epërme-Vushtrri dhe Prishtinë.

E në lidhje me rastin në Vushtrri, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë detaje, drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli.

Ky është postimi i tij:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë

Një muaj pas rasteve të fundit, armiku i fshehtë, virusi Covid 19 është rishfaqur në qytetin tonë.

Sot, një qytetar i Vushtrrisë i lindur në vitin 1949, nga Studimja e Eperme është referuar nga sherbimi i urgjences në QMF 1, si rast i dyshuar për Covid 19, për në kliniken infektive.

Pas testimeve në IKSHPK i njejti ka rezultuar pozitiv. Gjurmimet epidemiologjike për këtë rast kanë filluar dhe në bashkëpunim me IKSHPK do të testohen kontaktet e këtij rasti.

E kemi thënë vazhdimisht se nuk ka vend për relaksim, Shtabi Emergjent ju apelon që të mbani distancën, të përdorni mjetet mbrojtëse/maskat dhe të kujdesemi e të ruajmë njëri tjetrin.