Profesori universitar Rrahman Paçarizi, ka reaguar ndaj rezultatit të PISA-s ku e rendit Kosovën tek vendet e fundit në botë.

Me këtë rast Paçarizi tha se arsimi nuk përmirësohet me fushata.

“Rezultatet e PISA-s nuk përmirësohen me fushatë, por me përmirësim sistematik. Fushatat janë mashtrime, janë përpjekje për te fabrikuar rezultat e jo përpjekje për rezultat”.

Ai thekson se rezultatet e testeve të maturës janë fabrikim i rrejshëm.

“Na qe i fabrikojmë rezultatet e testit te maturës do me thëne që kemi ndërtuar kulturë të mashtrimit. E mashtrojmë veç veten, pra. PISA është alarm për ministrin e ardhshëm te arsimit “.

Sërish dëshpërim: Kosova në testin PISA 2018 lë pas vetëm Republikën Domenikane dhe Filipinet