Google nuk është gjiganti i vetëm teknologjik që po përballet me një hetim nga Bashkimi Evropian për grumbullimin e të dhënave dhe monetizimin. Komisioni Evropian ka vënë në shënjestër edhe Facebook.

Autoritetet thanë për agjencinë e lajmeve Reuters se të dy kompanitë janë nën hetim për mënyrën sesi menaxhojnë të dhënat e përdoruesve.

Rregullatorët duan të dinë nëse Facebook vendos kufizime për aksesin e të dhënave të përdoruesve nga kompani të jashtme.

TË NGJASHME >

Zyrtarët Evropianë janë të shqetësuar për sasinë e të dhënave që këto kompani kanë dhe nëse i kanë përdorur për të bllokuar konkurrencën.

Muajin e kaluar Bashkimi Evropian hetoi shërbimin Marketplace të Facebook. Kjo është hera e dytë që Komisioni hap një hetim ndaj kompanive për mënyrën sesi përdorin të dhënat.

Në Korrik Komisioni Evropian nisi një hetim formal ndaj Amazon nëse kompania i përmbahet rregullave Evropiane dhe trajton me ndershmëri shitësit e pavarur.  

LEXO EDHE:  Hulumtuesit gjejnë një mënyrë për të mësuar se me kë keni komunikuar në Messenger