Ka përfunduar ndeshja futbollistike midis skuadrës FC Prishtina dhe St Joseph’s, me rezultat 1-1.

Ishte kapiteni i skuadrës, Armend Dallku, që realizoi golin e parë të kësaj ndeshje nga penaltia në minutën e 28-të, transmeton Klan Kosova.

Epërsia e vendasve zgjati vetëm tre minuta pasi mysafirët barazuan rezultatin në 1-1 nëpërmjet futbollistit Juan Penaloza.

Kjo ndeshje u zhvillua  në kuadër të fazës parakualifikuese për Europa League në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Më poshtë mund t’i gjeni formacionet e dy skuadrave.

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Dallku, Bekteshi, Bashiru, Ahmeti, Miftaraj, Krasniqi, Uka, Mankenda, Shillova.

St Joseph’s: Vera, Lobato, Villar, Piner, Mauri, Ferrer, Perez, Pecci, Pena, Boro, Martinez.