Juristi, Vigan Qorolli, ka thënë se sistemi i drejtësisë në vend është i kalbur.

Ai këtë e ka thënë duke folur për rastin e dorëheqjes së prokurorit, Elez Blakaj, i cili ka qenë duke hetuar rastin e manipulimit të listave të veteranëve të luftës.

“Veseli e ka pranuar se gjitha partitë kanë faj në fryrjen e listave dhe Blakaj ka tentuar ta intervistojë në cilësinë e dëshmitarit. Gjykata Kushtetuese ka një vendim që për çështje penale deputetët me ministrat nuk kanë imunitet nga ndjekja. Deklarata e Veselit hyn në kategorinë e lirisë së mendimit”.

“Veseli ka shprehur gatishmërinë që të flasë para organeve të drejtësisë se listat janë fryrë me bekimin e partive. Veseli ka qenë në hierarkinë e lartë të UÇK-së dhe e di që listat janë fryrë dhe ka ofruar që t’i jepet zgjidhje kësaj.  Do t’i intervistoja të gjithë, Thaçin, Haradinajn dhe Veselin si krerë politikë me bekimin e të cilëve janë fryrë listat”, ka thënë Qorolli, njofton Klan Kosova.

Sipas tij Elez Blakaj mund të ketë propozuar që Kadri Veselit ë ishte dëshmitar në gjykatë dhe gjykata të vendoste nëse do ta thërriste atë ose jo.