Policia e Kosovës njofton se disa persona në fshatin Qifllak të komunës së Rahovecit, kanë hyrë me forcë në një shtëpi.

Me këtë rast ata kanë arritur t’i marrin 4 mijë euro dhe stoli në vlerë prej 3 mijë eurosh.

Rasti po hetohet nga ana e njësiteve përkatëse të policisë.